Xhinxhiviti është një inflamacion i mishit të dhëmbëve i shkaktuar nga një infeksion bakterial, i cili nëse nuk trajtohet, mund të bëhet një infeksion më serioz i njohur si periodontoza.
Xhinxhiviti dhe Periodontoza janë shkaqet kryesore të humbjes së dhëmbëve tek të rriturit.
Shkaktarët:
- Mungesa e higjenës së gojës,
- Mospërdorimi i fijes dentare,
- Neglizhenca e heqjes së gurëzave në dhëmb,
- Dhëmbët e shtrembër,
- Faktorët gjenetikë,
- Diabeti,
- etj.
Shumë njerëz nuk janë të vetëdijshën se kanë sëmundje të mishit të dhëmbëve. Këto janë disa nga simptomat e mundshme:
- Mishi i dhëmbëve është i acaruar dhe shpeshherë nxjerr dhe gjak gjatë larjes së dhëmbëve,
- Mishi i dhëmbëve është më i tërhequr nga dhëmbi seç duhet,
- Dhëmbë që lëvizin,
- Dhimbje gjatë përtypjes,
- Dhëmbë sensitivë,
- Halitozë(erë e keqe e gojës) qe nuk iken edhe mbas larjes,
- etj.
Parandalimi dhe trajtimi i tyre:
- Mënyra më efikase e parandalimit është mbajtja e vazhdueshme e higjenës së gojës dhe vizitat çdo 6 muaj te dentisti.
- Trajtimet variojnë sipas çdo rasti dhe kryhen vetëm në kushte klinike.
