Implantet dentare janë mënyra më e mirë e zëvëndësimit të dhëmbëve të humbura.
Ato vendosen kirurgjikisht ne nofullën e sipërme ose të poshtme të gojës dhe qëndrojnë të palëvizura gjatë gjithë jetës.
Pse janë zgjidhja më e mirë:
- Pasi vendosen, ato integrohen me nofullën tuaj për të ndihmuar në parandalimin e humbjes së kockës, ruajnë strukturën e fytyrës tuaj, promovojnë shëndetin e mishit të dhëmbëve dhe mbështesin mirëqenien tuaj të përgjithshme.
- Kafshoni, flisni dhe përtypni si dikur. Implantet janë një pjesë fikse e gojës tuaj, kështu që kurrë nuk duhet të shqetësoheni nëse bien apo lëvizin.
- Buzëqeshje e bukur. Implantet tuaja janë unike për ju. Secili dhëmb është i formuar dhe i ngjyrosur që të përputhet me dhëmbët tuaj të vërtetë.
Si vendosen?
- Implantet vendosen nëpërmjet vidave dentare prej titaniumi në nofullën e pacientit. Është shumë e rëndësishme që këto implante të jenë të çertifikuara nga BE dhe Ministria e Shëndetsisë për të shmangur çdo komplikacion të mundshëm shëndetsor.
- Metoda që përdoret është ajo me qeliza staminale të marra në mënyrë intravenoze nga vetë gjaku i pacientit, prej nga të cilave krijohen qelizat e reja kockore që e bejnë çdo rast sado të pamundur të realizueshëm.
- Me ndihmë të teknologjisë më të fundit dentare ky proçes kirurgjikal përfundohet brenda një seance të vetme.
- Mbas vendosjes së implantit, bëhet bashkangjitja e kurorës dentare. Ajo përshtatet me dhëmbët e pacientit, për ta bërë
