RRETH NESH
Gazioni Dental Center
Ekipi ynë mjekësor stomatologjik përbëhet nga 6 stomatologë dhe kirurgë maksilofacialë të cilët janë specializuar në universitetet më prestigjioze në degë të ndryshme të stomatologjisë.
Që nga viti 2007, ne u kemi kthyer buzëqeshjen mbi 13,000 pacientëve që kanë ardhur në klinikën tonë nga e gjithë Evropa.
Ne jemi një klinikë moderne dentare, e cila përdor teknologjinë dhe pajisjet më të fundit për t’u garantuar pacientëve tanë trajtimet më të mira dentare, madje edhe ato më komplekse.
Stomatologët e ordinancës sonë stomatologjike do të dëgjojnë dhe vlerësojnë problemet tuaja të shëndetit oral dhe do të përgatisin një plan të personalizuar të kujdesit dentar, në përputhje me protokollet ndërkombëtare dentare, për t’ju garantuar një mirëqenie të qëndrueshme.





