Protezat e Lëvishme Dentare
Protezat janë një zëvendësim për dhëmbët e humbur. Edhe pse vite më parë ato janë konsideruar si të parehatshme, protezat e sotme janë me pamje natyrale dhe më komode se kurrë.
Efektet pozitive të protezave:
- Rikthimi i estetikës së buzëqeshjes,
- Rikthimi i përtypjes në mënyrën e duhur,
- Mbron uljen e nivelit kockor,
- Ruan strukturën e fytyrës duke e bërë atë të duket më e re,
- etj.
Llojet e protezave të lëvishme sipas materialeve:
- Me rezinë të ftohtë hipoalergjike,
- Elastike,
- Të skeletuara.
Shkaqet e humbjes së dhëmbëve janë arsye për vendosjen e protezave:
- Lëvizja e dhëmbëve prej sëmundjes së mishit të dhëmbëve,
- Dhimbje e vazhdueshme e dhëmbëve prej prishjes së tyre,
- Rënia e nivelit kockor prej mosplotësimit së hapësirës bosh të lënë nga një dhëmb i hequr më parë,
- Mosha,
- Sëmundje të ndryshme,
- etj.
