Xhinxhiviti është një inflamacion i mishit të dhëmbëve i shkaktuar nga një infeksion bakterial, i cili nëse nuk trajtohet, mund të bëhet një infeksion më serioz i njohur si periodontoza.

Xhinxhiviti dhe Periodontoza janë shkaqet kryesore të humbjes së dhëmbëve tek të rriturit.

Shkaktarët:

  • Mungesa e higjenës së gojës,
  • Mospërdorimi i fijes dentare,
  • Neglizhenca e heqjes së gurëzave në dhëmb,
  • Dhëmbët e shtrembër,
  • Faktorët gjenetikë,
  • Diabeti,
  • etj.

Shumë njerëz nuk janë të vetëdijshën se kanë sëmundje të mishit të dhëmbëve. Këto janë disa nga simptomat e mundshme:

  • Mishi i dhëmbëve është i acaruar dhe shpeshherë nxjerr dhe gjak gjatë larjes së dhëmbëve,
  • Mishi i dhëmbëve është më i tërhequr nga dhëmbi seç duhet,
  • Dhëmbë që lëvizin,
  • Dhimbje gjatë përtypjes,
  • Dhëmbë sensitivë,
  • Halitozë(erë e keqe e gojës) qe nuk iken edhe mbas larjes,
  • etj.

Parandalimi dhe trajtimi i tyre:

  • Mënyra më efikase e parandalimit është mbajtja e vazhdueshme e higjenës së gojës dhe vizitat çdo 6 muaj te dentisti.
  • Trajtimet variojnë sipas çdo rasti dhe kryhen vetëm në kushte klinike.

Rezervo

    WhatsApp