Skaneri Intraoral
Skaneri intraoral është thelbësor në praktikat moderne dentare pasi përmirëson përvojën e pacientit dhe garanton suksesin në rezultatin e kërkuar. Nëpërmjet rrezeve të dritës çdo fragment i gojës së pacientit matet dhe përllogaritet në menyrë ekzakte dhe digjitale.
Avantazhet:
- Ekzaktësia në rezultat matet me njësi mikron.
- Nuk ka mundësi gabueshmërie dhe deformimi i masës është i pamundur.
- Kjo metodë 3D zëvëndëson matjen tradicionale me materiale që provokojnë të vjella te pacienti.
- Puna lehtësohet duke zvogëluar kohën në karrige dhe numrin e përgjithshëm të vizitave.
Ku gjen përdorim ky produkt?
- Tek implantet
- Tek urat fikse
- Te maskerinat për drejtimin e dhëmbëve
- Te çdo punim që kërkon saktësi të lartë.
Ku mund ta gjeni këtë aparaturë:
Klinika jonë ofron këtë risi të markës Carestream me bazë në Kanada, e cila tre vitet e fundit ka marrë çmimin ndërkombtar si skaneri më i mirë dental.
